Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

“ATS GROUP” është kompania e parë nga vendi që do të merr pjesë në panairin prestigjioz global të pajisjeve ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shkup, 18 dhjetor, Zhurnal.mk – Kompania ATS GROUP nga Shkupi do të merrë pjesë në panairin prestigjioz e pajisjeve ushtarake në Emiratet e Bashkuara Arabe – IDEX 2021, https://idexuae.ae/, një nga ngjarjet më të njohura globale në këtë industri, në të cilën marrin pjesë prodhuesit më të mëdhenj nga e gjithë bota. “ATS Group” është kompania e parë nga vendi që do të jetë pjesë e këtij panairi global. Për më tepër, “ATS GROUP” do të marrë pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare të mbrojtjes, nën kujdesin e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqësia e tij, sheik Khalifa Bin Zayed Al Nahyan, që do të mbahet si pjesë e panairit.

“Ky është një sukses në të vërtet i madh për kompaninë tonë, por edhe për vendin, sepse për herë të parë një kompani maqedonase është pjesë e një panairi kaq prestigjioz, i cili është një konfirmim i cilësisë sonë dhe konkurrencës së lartë që nuk mbetet pas prodhuesve kryesorë globalë në këtë industri. Unë jam krenar që kemi arritur me forca të veta dhe me njohuritë dhe aftësitë e njerëzve tanë ta arrijmë këtë sukses, i cili është i rëndësishëm për vendin tonë, dhe posaçërisht për ekonominë maqedonase” tha Shefshet Demirovski, pronar i “ATS GROUP”.

Panairi dhe konferenca ndërkombëtare do të jenë një mundësi e shkëlqyeshme për pozicionimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kompanisë “ATS GROUP” në këtë industri, por edhe për të prezantuar mundësitë dhe arritjet e tyre, duke krijuar partneritete të reja me kompanitë udhëheqëse në këtë industri, partnerë të aleatëve të NATO-s.

Pjesëmarrjën e kompanisë “ATS GROUP” në panairin dhe konferencën ndërkombëtare në Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë ndihmuar ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi dhe ambasadorin, Shkëlqësia e tij, Abdulkadar Memeti, që ka dhënë një mbështetje të madhe.

“ATS GROUP” gjatë pandemisë ka projektuar investime në vlerë prej 30 milion eurove, nga të cilat 10 milion euro gjatë vitit 2021, ndërsa gjatë vitit 2022, investimet e parashikuara janë në vlerë prej 20 milion euro. Pjesa më e madhe e prodhimit është e destinuar për eksport në tregjet e huaja. Edhe gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia me virusin COVID-19, “ATS GROUP” vazhdon të krijojë vende të reja të punës. Kompania punëson mbi 450 persona, dhe punësimet e reja janë duke u zhvilluar, të cilat kompanisë i japin një kontribut serioz në zhvillimin e ekonomisë së brendshme.

Postime të ngjashme

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

U emetua euroobligacioni i tetë, me normë interesi historikisht më të ulët prej 1.625 për qind

R Zh

Qeveria merr 700 milionë euro të tjera borxh

T E

Ministri Hoxha pret ndryshimet ligjore për blerje të duhanit

Z H

Me Planin operativ për punësim 2021 do të përfshihen 10 279 persona

Z H

Hoxha / Gjithsej 600.000 euro mbështetje nga MBPEU për katër fakultete

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...