Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Attal: Qeveria nuk parashikon asnjë lockdown për momentin

Zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal deklaroi sot për radio ”Europa 1” se ekzekutivi nuk mendon për momentin të imponojë një bllokim të ri për francezët.

”Por, padyshim, ne po e ndjekim situatën me shumë kujdes”, shtoi ai.

Pavarësisht nga frika e një rikthimi në shifrat e epidemisë Coronavirus këtë javë, qeveria beson se “në situatën aktuale nuk pritet bllokim”.

“Le të shohim se çfarë po ndodh rreth nesh ku shumë vende u është dashur të mbyllen dhe ku qarkullimi i virusit është 2 ose 3 herë më i shpejtë”, shtoi ai.

”Dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë të marrim vendimet e nevojshme nëse do të nevojiten”, tha Attal./atsh

Postime të ngjashme

SHBA, zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

T E

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...