Agjencia Zhurnal.mk

Audi-a heq reklamën e vajzës së vogël që hante banane para veturës

Meqenëse u kritikua shumë e madje u quajt “e pahijshme” Audi ka tërhequr reklamën ku një vajzë e vogël po hante banane e mbështetur në një veturë.

Prodhuesi i veturave gjermane, Audi, publikoi reklamën e re me veturën Audi RS4, e cila titullohej “Zemrat tuaja do të rrahin më shpejtë, në çdo aspekt”.

Siç njofton CNN, imazhi mori vëmendjen e gjithë botës dhe kësisoj, pati edhe kritika të shumta në rrjetet sociale. U kritikua edhe pozita e vajzës së vogël dhe rreziku që do të mund të pësonte nga vetura prapa saj, e gjithashtu, u kritikua edhe për ngrënien e bananes që e quajtën “të pahijshme”.

“Ju tregoni se sa lehtë mund të vritet një fëmijë nga vetura juaj”, ishte një prej kritikave.

“Thjesht e pahijshme. Një fëmijë para veturës duke ngrënë banane”, ishte tjetri koment.

Audi ka reflektuar menjëherë dhe ka kërkuar falje për këtë reklamë, dhe pak orë më vonë, e kishte larguar tërë videon.

“Ne sinqerisht kërkojmë falje për këtë imazh, dhe ju sigurojmë se e ardhmja juaj me ne është e sigurt”, thuhej në reagim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...