Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Audi A1 është në prag të pensionimit të parakohshëm, ja çfarë do ta pasojë atë

Një ndër Audi-të më të vogla ka zgjatur në treg për një dekadë të plotë, por ditët e tij janë të numëruara.

Ndryshe nga, për shembull, A2, i cili do të mbahet mend pavarësisht pamjes së tij jo shumë tërheqëse, largimi i A1 nuk do të  nxitë pasione.

Paraqitur si supermini i vetëm premium, A1 thjesht nuk i përmbushi pritjet.

Brezi i ri i lançuar në vitin 2018 nuk ishte gjithashtu shumë i dobishëm.

Kanë kaluar dy vjet, dhe pamja e parë e fytyrës mund të mbërrijë së shpejti. Megjithatë, ka mendime në rritje që A1 nuk do të jetë aq me fat, por Audi thjesht do ta mbyllë atë.

Kjo është pikërisht ajo që Markus Duesmann, njeriu i parë i kompanisë, u la të kuptohet gazetarëve këtë javë përpara premierës së Audi e-tron GT: “Ne kemi disa marka të tjera që janë aktive dhe shumë të suksesshme, me prodhim shumë të madh dhe ne aktualisht po vejmë në pikëpyetje Audi A1”.

Por Audi nuk do të thotë të ndalet.

Si një zëvendësim, po konsiderohet kthimi i emrit A2, por në formën e një modeli elektrik.

Në atë rast, modeli bazë i Audi do të bëhet Q2, siç e konfirmoi vetë Duesmann: “Ne sigurisht do të ofrojmë Q2 dhe modele të ngjashme. Do të jetë modeli ynë i ri bazë”.

Postime të ngjashme

Land Rover V8 Defender, nga vera në shitje për 100 mijë dollarë

S.B.

Koncepti i Lamborghini Matadaor Hypercar, elemente nga e kaluara dhe e tashmja

S.B.

Një veturë elektrike që kushton 4500 dollarë

S.B.

Volkswageni shënon 45-vjetorin e Golf GTI me një version special

S.B.

Jaguar Land Rover do të zvogëlojë kapacitetin prodhues me 25% për pesë vjet

S.B.

Huawei ka në plan të prodhojë vetura elektrike dhe e para mund të mbërrijë këtë vit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...