Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Audi e re elektrike provoi të jetë më e shpejtë se Formula 1

Audi ka vendosur të tregojë se sa e shpejtë është risia e saj elektrike e sapo zbuluar.

Gara e shpejtësisë midis Audi dhe Formula 1 ishte mjaft interesante. Pas timonit të Audi GT është Nico Rosberg, ndërsa Formula E drejtohet nga Lucas Di Grassi.

Nuk ka nevojë të harxhojmë fjalë për prirjen e Rosberg për shpejtësi dhe posaçërisht për makinat elektrike, por ia vlen të përsëritet se ai është një adhurues i madh i Rimac. Një nga arsyet është se ai e kuptoi që veturat elektrike sportive i japin përvojën më të afërt me atë të Formula Një, transmeton Telegrafi.

Dhe e-tron GT me mbi 600 kuaj fuqi me dy motorë elektrikë arrin 100 km/orë në 3.3 sekonda dhe nuk heq dorë deri në 250 km/orë. Vlera të respektueshme, apo jo.

Audi tani përballet me një veturë të tillë të Formula 1.

Me pak më shumë se 335 kuaj fuqi dhe një peshë minimale, duhen rreth 3 sekonda për të arritur 100 km/h. Interesante, dueli nuk zhvillohet në kushte ideale. Moti i ftohtë dhe reshjet e shiut sigurisht nuk shkojnë krah për krah me makinat elektrike që nuk mund të tregojnë maksimumin e tyre.

Postime të ngjashme

Toyota Yaris, vetura e vitit 2021 në Evropë

S.B.

Volvo e përkushtuar vetëm në veturat elektrike

S.B.

Legjenda Ferrari 250 GTO është përsëri në shitje

S.B.

Tesla Model S dallohet në rrugë me një timon të ri

S.B.

Land Rover V8 Defender, nga vera në shitje për 100 mijë dollarë

S.B.

Koncepti i Lamborghini Matadaor Hypercar, elemente nga e kaluara dhe e tashmja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...