Audi Grandsphere, vetura e së ardhmes që ngjan shumë me skenat e filmave fanta-shkencë

Koncepti elektrik paralajmëron modelin e ri në segmentin e veturave limuzinë. Pas inovacionit të veturës me dy ulëse (SkySphere), nga Audi vjen limuzina atraktive Grandsphere, që përveç tjerash përfshin sistemin autonom të vozitjes në nivelin e katërt.

 

Qëllimi është i qartë – ofron kënaqësi gjatë vozitjes në klasin e parë, e më pas na shkon menjëherë mendja të udhëtimet me aeroplan. Siç pretendojnë në Audi, kjo kënaqësi që vjen nga vetë vetura ka të bëjë gjithçka me dizajnin dhe enterierin, transmeton Telegrafi.

Timoni dhe konzola komanduese fshihet kur mjeti është i fikur, kurse kabina e saj ngjan më shumë me një sallon luksoz, e pasagjerët e ulur pas janë të relaksuar në një lloj divani, aty janë edhe pajisjet multimediale që nuk i lë të mërziten.

Për shembull, nëse në telefonin e juaj mobil lexoni lajmet derisa futeni në mjet, të njëjtat lajme menjëherë do të shfaqen në ekranin e veturës – qëllimi është të kënaqeni online me të dhëna.

Grandsphere e njeh shoferin, i hap derën dhe në mënyrë automatike ia rregullon ulësen. Ndryshe, ulëset e para mund të rrotullohen në 60 shkallë.

Altoparlantët janë të vendosur në atë mënyrë që çdo pasagjer mund të dëgjoj muzikën e vetë pa e penguar tjetrin, njëjtë sikurse kur futen në ndonjë kapsulë.

Bazuar në fotografitë e publikuara më poshtë, mund të shihet që vetura nuk ka një kabinë klasike. Në fakt, të gjitha informacionet shfaqen në sipërfaqen e drurit nën xhamin e përparmë, dhe atë në rezolucion të madh pavarësisht ndriçimit të madh nga jashtë ato vërehen qartë dhe lexohen pa ndonjë problem.

Gjithashtu tabela komanduese mund të përdoret edhe si projektor për të shikuar filma apo video-konferenca.

Related posts

Mercedes-Benz A160 Edition Hakkinen i rrallë kushton 44,900 euro

D V

Rivian lë pas Teslan dhe GM, filluan të parët prodhimin serik të SUV-it elektrik

D V

McLaren F1 i vërtetë kushton 20 milionë dollarë – por, kjo kopje e veturës ka një çmim prej 60 mijë eurosh

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com