Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Audi po tërheq 150 mijë vetura

Prodhuesi gjerman njoftoi një tërheqje për modelet Audi A3, S3 dhe RS3 për shkak të një problemi të mundshëm me jastëkun e ajrit.

Mbi 150,000 automjete në të gjithë Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen në shërbimin e urgjencës për të hetuar dhe korrigjuar çdo mangësi.

Tërheqja u njoftua për shkak të një problemi të mundshëm që mund të ndikojë që jastëkët anësorë të mos aktivizohen në rast aksidenti.

Kjo mangësi përfshin 113,164 Audi A3 të prodhuar midis 2015 dhe 2020, pastaj 9,573 automjete A3 e-tron (2016-2018), si dhe 14,532 vetura Audi S3 (2015-2020), dhe 4,147 Audi RS3 të prodhuara midis 2017 dhe 2020, transmeton Telegrafi.

Audi tha se vazhdon të hetojë shkakun kryesor të problemit dhe deklaron se nuk është në dijeni të ndonjë aksidenti ose dëmtimi që do të lidhej me këtë defekt.

Prodhuesi do të njoftojë pronarët e automjeteve të prekura nga tërheqja e problemit, dhe ndërkohë do të vazhdojë të punojë për zgjidhjen e tij.

Postime të ngjashme

Auto-shkolla në Dubai që u mundëson kandidatëve të mësojnë ngasjen e veturës me Lamborghini dhe Rolls-Royce

Dafina Vidishiqi

Jeep feston ditëlindjen e 80-të

Dafina Vidishiqi

Sa është më e fuqishme Teslas Plaid sesa veturat me benzinë?

Dafina Vidishiqi

Ken Block shet Ford Hoonitruckun për një milion dollarë

Dafina Vidishiqi

Gronos është Mercedes-AMG G63 i Mansory

Dafina Vidishiqi

Filloi prodhimi i veturës së re Nissan Qashqai

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...