Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Audi prezanton Q8 TFSI E Quattro me 482 kuaj fuqi

Q8 RS Audi është tashmë në shitje në Shtetet e Bashkuara. Me 591 kuaj fuqi dhe 800 Newton-metra, fuqi rrotulluese, makina sportive Q8 është e pakonkurueshme për sa i përket fuqisë, por ekziston një version i ri hibrid i Q8 që i afrohet shumë afër kufijve.

Njihuni me Q8 TFSI E Quattro, Coupe-SUV hibrid plug-in i Audi që rrumbullakos gamën e modeleve të Q8, shkruan Motor1. Do të jetë i disponueshëm në dy variante, varësisht nga prodhimi – Q8 55 TFSI E Quattro dhe Q8 60 TFSI E Quattro, transmeton Telegrafi.

Të dy përdorin një fuqi elektrike që përbëhet nga dy njësi të energjisë. Motori me djegie është një 3.0 litër TFSI V6 me turbo me 340 kuaj fuqi.

Duke folur për baterinë, kjo është një paketë e gjeneratës së re që ka një kapacitet 0.5 kWh më të madh se paraardhësi i saj. Versioni i mëparshëm u prezantua me Q7 TFSI E Quattro, i cili tani është i pajisur edhe me baterinë e gjeneratës së fundit.

Kurse Q8 60 TFSI E Quattro më i fuqishëm ka 482 kuaj fuqi, she shpejtësinë nga 0 në 100 km /orë e arrin në 5.4 sekonda. Q8 55 TFSI E Quattro ka 381 kuaj fuqi dhe është 0.4 sekonda më i ngadaltë në shpejtësinë nga 0 në 100 km / orë.

Këto modele të Q8 do të jenë të disponueshme vetëm në Evropë me çmime duke filluar nga 75,351 € ose 88,464 dollarë me kurset aktuale të këmbimit për Q8 55 TFSI E Quattro. Versioni më i shtrenjtë dhe më i fuqishëm është linja S, që është më e veçantë në krahasim me modelet tjera.

Postime të ngjashme

“Sulm” i ri ndaj Modelit Y të Teslas: Audi prezanton Q4 e-tron dhe Q4 Sportback e-tron

S.B.

Ferrari në vitin 2025 do ta lansojë veturën e parë tërësisht elektrike

S.B.

Prezantohet edhe zyrtarisht Mercedes EQS – luks i jashtëzakonshëm dhe brendësi e digjitalizuar

S.B.

Huawei po investon një miliard dollarë në biznesin e veturave, pretendon se është më i mirë se Tesla

S.B.

Audi i bën konkurrencë Maybach-ut

S.B.

Apple konkretizon planet për veturën elektrike, bashkëpunon me kompani të njohura

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...