Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Audi prezanton “rrufenë” RS e-tron GT: Veç me rrymë, me tre motorë, 637 kuaj fuqi

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Audi, e ka prezantuar modelin sportiv, tërësisht elektrik, Rs e-tron GT. Kjo veturë pritet të jetë rivale e të famshmeve Tesla Model S dhe Porsche Taycan.

Të interesuarit do të mund ta porosisin blerjen e kësaj super-veture nga maji i këtij viti, ndërsa çmimet do të fillojnë nga 126.000 euro, shkruan Autoexpress, transmeton Gazeta Express.

Kjo veturë është e pajisur me tre motorë elektrikë: njëri është i vendosur në pjesën e përparme të veturës, ndërsa dy të tjerë për secilën rrotë të pasme. Së bashku, ata prodhojnë 590 kuaj fuqi, por sistemi “launch control” mund ta rrisë fuqinë në 637 kuaj fuqi për periudha të shkurtra.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë kjo Audi e arrin për vetëm 3.3 sekonda, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë automatike në 250 kilometra në orë.

RS e-tron GT mund të lëvizë 450 kilometra me një mbushje të plotë të baterisë. Bateria e saj mbushet gjatë tërë natës, nëse përdoret sistemi me 11 kilovatë.

Megjithatë, në këtë model mund të përdoret edhe sistemi për mbushje të shpejtë prej 270 kilovatësh, me ç’rast bateria mund të mbushet nga zero në 80 për qind për vetëm 23 minuta.

Postime të ngjashme

Harroni kamerat fikse, kërcënimi i vërtetë për shkelësit e trafikut vjen nga qielli

D V

McLaren më i fuqishëm kabriolet – 765LT Spider prodhon 765 kuaj-fuqi dhe lëviz me shpejtësi maksimale prej 330 km/h

D V

Honda NSX-R e rrallë do të dalë në ankand, çmimi fillon nga 346 mijë euro

D V

Tesla po e shtyn prodhimin e kamionit për vitin 2022

D V

Porsche 911 Carrera apo BMW M3 Competition?

D V

Kjo është marka e vetme që nuk po mendon për elektrizimin, dhe ka një arsye të fortë për këtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...