Auto

Audi R8 2020 – makinë më e mirë, motor më i mirë – por e shtrenjtë

Duket e habitshme, por këto ditë shumë njerëz po ‘dashurohen’ pas një makine me motor të fuqishëm.

Audi R8 2020 ka një motor 5.2 V10 dhe motori krijon një zhurmë të fuqishme, kjo një arsye më shumë që fansat e makinave sportive ta zgjedhin atë.

Por ka shumë arsye për t’u dashuruar me Audi R8 2020.

R8 ka qenë një makinë e favorizuar që nga debutimi në vitin 2007 dhe u rrit në popullaritet pas ridizajnimit në vitin 2016, shkruan Motor1.

Motori i Audi R8 ka 602 kuaj fuqi, ka shtatë shpejtësi dhe shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë e arrin në vetëm 3.2 sekonda.

Shpejtësinë maksimale e ka 329 km/orë, transmeton Telegrafi.

Audi R8 Performance 2020 është një makinë fenomenale, e bërë më mirë nga azhurnimet e fundit.

Por kjo makinë është jashtëzakonisht shtrenjtë, ajo kushton 184 mijë euro.

Makinat do të bëhen më të shpejta gjithnjë e më shumë, dhe do të bëhen më të mira dhe më të lehta për t’u drejtuar, por një javë vozitje e Audi R8 Performance 2020 është e mjaftueshme për të na bindur që motori i kësaj makine do ta bëjë atë përgjithmonë një nga “më të mëdhatë”.

Postime të ngjashme

Shikoni se çfarë ofron sedan më i fuqishëm në treg

admin

Më i shpejtë se një helikopter, kjo është ambulanca elektrike ajrore që arrin shpejtësinë 300 km/orë

S.B.

Evolucioni i 13-të gjeneratave të Nissan Skyline

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...