Agjencia Zhurnal.mk

Audi TT nuk pritet të largohet në tërësi, i njëjti version mund të mbetet me disa ndryshime

Ky model, mund të kthehet në një SUV që mbushet me rrymë, apo në Sportback me katër dyer.

Modeli TT që doli nga prodhimi para 20 vitesh, do të largohet nga prodhimi, pasi të del në shitje modeli fundit i vitit 2020, transmeton Telegrafi. Në të njëjtën kohë, Audi ka bërë të ditur se nuk do ta zëvendësojë me një model tjetër dhe ky është fundi i prodhimit, për një makinë që ishte shumë e pëlqyer në treg.

Por, ka mundësi, që të mos largohet në tërësi, pasi i njëjti version mund të mbetet me disa ndryshime, që t’i përshtatet kërkesave të kësaj kohe.

Auto Bild raporton se Audi mund ta sjellë modelin TT si një SUV që mbushet me rrymë, apo si versioni Sportback me katër dyer, si zëvendësim për A3 Sportback dhe A5 Sportback, që vijnë gjatë vitit të ardhshëm.

Versioni i ri, pritet ta ketë platformën MQB që e përdorin modelet e tanishme dhe jo platformën MEB që e përdorin makinat që mbushen me rrymë.

Dizajni i kësaj makinë, pritet të jetë i ngjashëm me Audi Quattro, derisa pritet të konkurrojë me Mercedes-Benz CLA-Class dhe BMW 2 Series Gran Coupe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...