Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Aurela Gaçe godet trotuarin me veturë

Këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe, është njëra nga personazhet më me zë në estradë. Ajo përpos interpretimit të këngëve të saj, shpesh shkruan tekste dhe bën vija melodike për këngëtarët e tjerë.

Në rrjetet sociale Aurela është më se aktive, duke reaguar rreth ngjarjeve të shumta, por edhe rreth vetes.

Së fundmi përmes një postimi, ajo ka bërë të ditur se ka goditur trotuarin, me ç’rast edhe e ka dëmtuar veturën e saj.

“Sapo më goditi trotuari. Trotuar kaq të papërgjegjshëm nuk kam parë. Po ecja ngadalë ngadalë në parkim”.

“Disa çuna më bënin me shenjë stop, stop. Jo unë, po prisja të bënte pi pip ai sensori i poshtër. Kam faj unë? Lum shtëpia që më ka”, ka shkruar ajo duke bërë shaka me këtë ndodhi.

Kujtojmë se para dy muajsh Aurela Gaçe ka publikuar këngën e saj “Vetëm Dua Gjallë”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...