Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Australi, mijëra shtëpi pa energji elektrike nga cikloni

Cikloni ka dëmtuar disa qytete në bregdetin perëndimor të Australisë, duke thyer dritare, rrëzuar pemë dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike.

Stuhia tropikale Seroha në bregun perëndimor të Australisë shkatërroi një numër të madh shtëpish dhe mijëra familje mbetën pa energji elektrike.

Cikloni tropikal goditi brigjet e Australisë Perëndimore, në jug të qytetit turistik Kalbarri, me erë deri në 170 kilometra në orë, sipas zyrtarëve.

Rreth 70 për qind e banesave në qytetin Kalbarri, një qytet me 1.400 banorë, u dëmtuan, tha shefi i Shërbimit Zjarrfikës dhe të Urgjencës, Darren Klemm.

Sipas tij, rreth 30 për qind e objekteve pësuan “dëme të konsiderueshme”.

Qytetet e tjera bregdetare pësuan më pak dëme.

Ciklone të tilla të fuqishme janë të rralla në Australinë subtropikale.

I gjithë Kalbarri u godit nga cikloni, tha menaxheri lokal i shërbimit të urgjencës shtetërore, Steve Cable.

U rrëzuan disa shtylla të energjisë dhe pemë, kurse një numër i madh i shtëpive mbetën pa çati.

Cikloni shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje toke në të cilat humbën jetën të paktën 174 njerëz dhe 48 të tjerë u zhdukën në Indonezi dhe Timorin Lindor javën e kaluar.

Postime të ngjashme

65 palesinezë dhe gjashtë izraelitë të vdekur nga konflikti katër ditorë në Gaza

N E

Në 24 orët e fundit Meksika ka regjistruar 267 viktima nga Kovid-19

N E

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit

N E

Lehtësohen masat kufizuese, Greqi do të lejohen dasmat dhe pagëzimet, por me disa rregulla specifike

N E

Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi takimin urgjent për situatën në Jerusalem

N E

Bullgaria me qeveri tranzitore deri në zgjedhjet e parakohshme në korrik

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...