Australia doli nga recesioni në tremujorin e tretë 2020, me një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 3,3% në një vit, sipas stratistikave zyrtare të publikuara sot.
Epidemia e koronavirusit të ri është tashmë nën kontroll dhe shifrat dëshmojnë rimëkëmbjen e aktivitetit për bizneset dhe një rritje të shpenzimeve nga konsumatorët.
Zyra australiane e Statistikave (ABS) nënvizoi se konsumi familjar, që është rritur me 7,9% në raport me tremujorin e dytë, ka kontribuar ndjeshëm në rritjen ekonomike.
Guvernatori i Bankës Qendrore, Philip Lowe, ka theksuar se këto tregues ekonomik pozitiv maskojnë vështirësitë ekzistuese.
“Këto shifra nuk mund të fshehin faktin se rimëkëmbja do të jetë e pabarabartë, kaotike dhe e gjatë. Disa sektorë të ekonomisë nuk po ecin mirë dhe të tjerë janë në vështirësi të mëdha”, theksoi ai për parlamentarët.
Banka Qendrore ka njoftuar se ekonomia e Australisë nuk do të arrijë nivelet para-pandemike deri në fund të vitit 2021.