Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Australia do të heqë ndalimin për shtetasit e saj që kthehen nga India

Australia do të heqë ndalimin e shtetasve të saj që kthehen nga India javën e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Scott Morrison.

Morrison është përballur me kritika pas masës që vendosi ndaj qytetarëve ku parashikohej burg dhe gjobë deri në 66 mijë dollarë. Ndalimi shkaktoi zemërim të mëtejshëm kryesisht edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara e cila deklaroi se po shkelen të drejtat e njerëzve.

Rreth 900 australianë janë regjistruar në këtë grup ku më shumë se 9,000 prej tyre janë në Indi. Ekspertët janë shprehur se përpos frikës që ekziston nga varianti indian por edhe tarifat e udhëtimit janë të papërballueshme.

Morrison tha se qeveria po planifikonte tre fluturime të riatdhesimit në gjysmën e dytë të majit, të cilat do të rikthejnë australianët që janë regjistruar si të prekshëm. Të evakuuarit do të dërgohen në objektin e karantinës Howard Springs në territorin verior, i cili do të zgjerohet për të siguruar 2,000 shtretër deri në javën e ardhshme.

Australia ka shijuar norma gati zero të infeksionit për shkak të kontrolleve të rrepta të kufirit dhe karantinës dhe masave të gjurmimit të kontakteve. Sidnei regjistroi dy raste të reja këtë javë, duke bërë që autoritetet të rivendosin rregullat dhe kufizimet e mbajtjes së maskave në tubimet e grupeve.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

Macron: Vizitori i parë i kancelares në Berlin

Dafina Vidishiqi

BE humb betejën ligjore ndaj kompanisë AstraZeneca për furnizimin me vaksina

Dafina Vidishiqi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Dafina Vidishiqi

Guterres riemërohet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...