Agjencia Zhurnal.mk

Australia nuk do t’i hapë kufijtë edhe katër muaj

Australia do ta lë në fuqi ndalesën për udhëtim jashtë vendit dhe nuk do t’i hapë kufijtë e saj edhe katër muaj, bëhet e ditur në deklaratën online të mjekut kryesor sanitar Brendan Marfi drejtuar Komisionit Parlamentar për Luftë kundër Pandemisë.

Virusi korona përhapet në mënyrë aktive në gjithë botën dhe situata aktuale ndërkombëtare është e tillë sa që secila ulje e masave kufitare do të përfaqësonte hap shumë të rrezikshëm, theksoi Marfi.

Ai paralajmëroi se autoritetet do të shqyrtojnë lehtësimin e kufizimeve të tubimeve masive në të ardhmen e afërt, por “ngjarjet e mëdha do të mbeten të ndaluara”.

Do të shqyrtohen kufizimet të cilat ndikojnë te shitoret e vogla dhe vendet për lojëra, por ne së pari duhet ta vlerësojmë rrezikun për shëndetin e njerëzve, theksoi Marfi.

Deri më sot në Australi janë regjistruar 6.659 të infektuar nga virusi korona. Janë shëruar 4.671, përderisa ka 75 raste të vdekjes. Dymbëdhjetë raste të reja janë zbuluar në 24 orët e kaluara, që është numri më i vogël prej 9 marsit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...