Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Australia nuk regjistron asnjë rast të ri me Covid-19

Zhurnal Ads

Pas pothuajse pesë muajsh, Australia nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Shteti i Viktorias – epiqendra e valës së dytë me koronavirus në Australi – ndërkaq, për të dytën ditë me radhë nuk regjistroi asnjë rast të ri. Ky shtet, ka qenë në izolim për 112 ditë.

Autoritetet shëndetësore thanë se masat kufizuese, të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit, do të lehtësohen në ditët e ardhshme.

“Faleminderit të gjithë punëtorëve të mrekullueshëm shëndetësorë dhe publikë, por mbi të gjitha popullit australian”, tha në një postim në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Greg Hunt.

Australia ka regjistruar 27,500 raste me koronavirus dhe 900 të vdekur, që prej fillimit të pandemisë.

Ky shtet, që ka 25 milionë banorë, ka aplikuar masa të izolimit dhe testime për koronavirus, me qëllim që ta mbajë nën kontroll virusin. Shteti i Viktorias – ku kanë ndodhur 90 për qind të vdekjeve nga COVID-19 – ka pasur në fuqi ndër masat më të rrepta të izolimit në botë.

Melburni – qyteti më i madh në Viktoria – ka nisur që të dalë nga izolimi më herët gjatë kësaj jave, pas përmirësimit të gjendjes epidemiologjike.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Hungaria dhe Polonia bllokojnë buxhetin e BE-së

T E

Pasi humbit zgjedhjet Trump ra në paranoja, teoritë konspirative ishin kryefjala e tij

S.B.

Gjykata Supreme e ShBA-së mbështet tubimet fetare në pandemi

S.B.

Franca nuk përjashton një mbyllje të tretë

S.B.

Suedi: 138 të vdekur nga COVID-19

S.B.

Si të vaksinosh 6 milionë persona për 1 muaj: Ndodhi në Nju-Jorkun e vitit 1947

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...