Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Australia përjashton dhjetë ushtarë, dyshohen se vranë civilë në Afganistan

Zhurnal Ads

Autoritetet australiane kanë lëshuar urdhër për shkarkimin e së paku dhjetë pjesëtarëve të forcave speciale pas publikimit të një raporti ku thuhet se ka dëshmi të besueshme për vrasje të paligjshme në Afganistan.

Sipas raportit të pavarur që u publikua javën e kaluar, janë gjetur dëshmi për vrasjen e 39 civilëve dhe të burgosurve afganë nga 19 ushtarë australianë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Asnjëri nga 19 ushtarët e dyshuar nuk u identifikua në këtë raport, i cili u hartua nga një gjykatës shtetëror i caktuar nga inspektori i përgjithshëm i Mbrojtjes. Ushtarët e dyshuar tash mund t’i nënshtrohen procesit të ndjekjes penale.

Komandanti i ushtrisë australiane i kërkoi falje Afganistanit javën e kaluar pas publikimit të këtij raporti, që hedh dyshime serioze për krime të forcave speciale.

Australia dërgoi trupa për t’iu bashkuar forcave amerikane në luftën kundër talibanëve në Afganistan në kohën kur ata u rrëzuan nga pushteti.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Reshje, dallgë dhe erëra të forta: Stuhia e fuqishme godet Britaninë e Madhe

admin

Biden në fjalimin e Ditës së Falënderimeve: Jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin

S.B.

Indi, punonjësit e shëndetësisë në grevë mes 78.500 rasteve të reja

admin

Makron: Opsesioni im është që vendi ynë të dalë nga kriza

T E

Mbahet dialogun e CEO-ve të APEK-ut

R ZH

Sonda hënore “Chang’e-5” kthehet në Tokë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...