Agjencia Zhurnal.mk

Australiani bleu 5.000 letra tualeti – supermarketi refuzon t’ia kthejë

Një australian i ka kërkuar supermarketit lokal të qytetit të tij, “Drakes Supermarket” që t’ia kthejë rreth 5.000 letra tualeti që i kishte blerë shkaku i pandemisë dhe përgjigja ka qenë jo.

Pronari i supermarketit e ka dënuar publikisht këtë veprim të tij dhe ka thënë se “ky lloj i njeriut është ai i cili është duke krijuar problem në gjithë shtetin”, raporton “The Telegraph”, transmeton KOHA.

“Drake” ka bërë të ditur se e kanë shitur furnizimin e një viti me miell dhe furnizimin e tetë muajve me letra tualeti për vetëm katër javë.

Ai gjithashtu ka treguar që australiani është përjashtuar nga Ebay sepse është munduar që t’i shesë këto produkte sanitare, në mënyrë që të përfitojë financiarisht.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...