Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Australiani ndërton një palestër në garazhin e tij, me pajisje të përdorura dhe me mjete me çmim të volitshëm

Një burrë nga Australia kurseu një shumë të parave për të ndërtuar një palestër shtëpiake në garazhin e tij duke përdorur materiale të përdorura dhe si duke blerë pajisje me çmim të volitshëm.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Mathew Nunan, 32 vjeçar, i shpenzoi gjashtë muaj për ndërtimin e pajisjeve të palestrës, kur ato u mbyllën për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Palestra është shumë e rëndësishme për australianin, pasi thotë që ushtrimet e vazhdueshme e ndihmuan atë të kapërcejë varësinë nga droga si dhe nga depresioni.

Kështu, ai vazhdoi të fokusohej në ushtrime gjatë masave të bllokimit.

Nunan ishte ‘tronditur’ kur mori vesh për çmimin e pajisjeve të reja të palestrës në dyqanet e industrisë kështu ai vendosi ta ndërtojë palestrën me mjete kryesisht me çmim të volitshëm.

“Kur e pashë që ishin kaq shumë të shtrenjta nuk mund ta besoja”, tha ai.

Nunan i cili jeton në Victoria të Australisë, llogariti që kostoja e pajisjeve të reja do të kishte qenë rreth 15 mijë dollarë (8,330 funte) por i siguroi pajisjet me rreth 2,500 dollarë (1,388 funte).

Postime të ngjashme

Fshati i bukur në distriktin Bishan të qytetit Chongqing– Disa murale në fshat

R Zh

Deshën t’ia vidhnin motoçikletën, pronari i shtëpisë në Angli ndjek hajnat me shkop bejsbolli

S.B.

Lulet e pjeshkës kanë çelur në #Pekin #kryeqytetin e Kinës #perlatekines

R Zh

Burri që futi veten në kuti te ngarkesat e aeroplanit për t’u kthyer në Londër pasi mbeti pa para

S.B.

Porositi një kafe, gruaja në Angli u befasua me atë çfarë i erdhi falas për fëmijët e saj

S.B.

Kamera e mbikqyrjes regjistroi një rrufe në një pemë pishe, duket e frikshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...