Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Austri, nëna vret tre fëmijët e saj

Tre vajza të vogla u gjetën të vdekura në një shtëpi, pasi nëna e tyre telefonoi policinë duke thënë se kishte vrarë fëmijët e saj. Ngjarja tragjike u zbulua në një shtëpi në Vjenë të Austrisë, rreth orës 05:20 të mëngjesit të sotëm.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, fëmijët ishin të moshës 8 muajsh, 3 dhe 9 vjeçe. Ata humbën jetën pasi u mbytën, sipas të gjitha të dhënave, nga nëna e tyre 31-vjeçare. Kjo e fundit, kur mori policinë në telefon u tha oficerëve se donte të vriste veten.

E reja, e cila mësohet se është me origjinë nga Nepali, por jetonte në Austri, u arrestua në vendin e ngjarjes. Babai i vajzave, sipas mediave vendase, jeton në Vjenë, por ishte i ndarë nga bashkëshortja. Shkaqet e ngjarjes së rëndë mbeten të paqarta.

Postime të ngjashme

Shtrejtohen produktet buqësore në SHBA

N E

Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave me Kovid-19 në Itali

N E

Irak goditet baza që strehonte kontraktorë amerikanë

N E

Dalja e trenit nga shinat në Egjipt shkakton tetë viktima dhe dhjetra të plagosur

N E

SHBA: Rusia se “do të përballet me pasoja” nëse kritiku Aleksei Navalni vdes në burg

N E

Protestuesit në Pakistan marrin peng shtatë oficer policie

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...