Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Austria hyn në bllokimin e tretë shkaku i koronavirusit

Austria hyri në bllokimin e tretë të shtunën ndërsa shumë njerëz ende festonin Krishtlindjet. Do të zgjasë deri më 24 janar, por nga 18-t njerëzit mund të testohen dhe të dalin herët nëse testohen negativisht.

Disa nga 400 vendpushimet e skive të vendit u rihapën në prag të Krishtlindjes – pronarët e tyre thanë se rregullat për distancimin do të respektoheshin. Por fotografitë janë shfaqur në mediat sociale duke sugjeruar të kundërtën, raporton euronews.

Në një konferencë për shtyp të Ditës së Krishtlindjes, kancelari, Sebastian Kurtz u tha austriakëve se tremujori i parë i vitit 2021 do të ishte shumë i zymtë, por priste që normaliteti të kthehej deri në verë.

Ai shtoi se një valë e tretë e COVID-19 duhej ndaluar dhe se testimi dhe vaksinimi ishte përgjigjja.

Testimi masiv u krye në fillim të dhjetorit, por nuk pati sukses. Në Vjenë, pak më pak se 14 për qind morën pjesë dhe në Salzburg, ishte rreth 20 për qind. Fillimisht, qeveria kishte shpresuar që 60 për qind e popullsisë do të merrte pjesë. 

Postime të ngjashme

Italia në alarm nga mutacioni i ri: Fëmijët e kopshteve dhe shkollave po injektojnë në masë familjet e tyre

T E

Falsifikoi rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë

T E

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

T E

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...