Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Austria pezullon vaksinat AstraZeneca, një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

Austria ka vendosur që të pezullojë vaksinat anti Covid të AstraZeneca pasi një person humbi jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë pas marrjes së vaksinës.

Një 49-vjeçare humbi jetën për shkak të çrregullimeve të rënda, ndërsa një grua 35 vjeçare është në gjendje të rëndë pasi pësoi një emboli pulmonare, një sëmundje akute e mushkërive e shkaktuar nga një mpiksje gjak, shkruan Daily Mail.

Të dyja gratë raportuan probleme me shëndetin thuajse në të njëjtën distancë kohore pas marrjes së vaksinës nga e njëjta ngarkesë në klinikën e rrethit Zwettl, Austri.

Mbetet ende e paqartë se nga cila fabrikë erdhën dozat e vaksinave. Kompania e vaksinave tha se ishte në kontakt me autoritetet austriake dhe do të mbështeste plotësisht hetimin.

Postime të ngjashme

Jens Stoltenberg: NATO vendos rreth anëtarësimit të Ukrainës

N E

Joe Biden i propozon Vladimir Putinit takim të nivelit të lartë

N E

SHBA do të rrisë numrin e forcave ushtarake në Gjermani

N E

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...