Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Austria raporton numër rekord të vdekjeve nga COVID-19

Austria raportoi sot një numër rekord të vdekjeve nga koronavirusi në 24 orë, 118 humbje jete​.

Gjatë së njëjtës periudhë, u regjistruan 4.377 raste të reja të infeksionit me koronavirus, që është një rënie e konsiderueshme krahasuar me dhjetë ditët e fundit, por numri i vdekjeve është rekord.

Austria ka pasur më shumë se 6.000 infeksione të reja në dy javët e fundit dhe rënia aktuale tregon se masat kufizuese kanë filluar të hyjnë në fuqi.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka filluar përgatitjen e një plani për një vaksinim gjithëpërfshirës kundër koronavirusit.

Në ditët e kaluara, u porositën pajisjet e nevojshme për vaksinim, në vlerën e dy milionë eurove, ndër të cilat ka shiringa në vlerë prej rreth 430.000 euro.

Postime të ngjashme

Hungaria mbyllet sërish

T E

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...