Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Austria sërish në karantinë

Qeveria austriake shpalli sërish karantinën. Jeta publike është reduktuar në minimumin e domosdoshëm.

Austria kalon për herë të dytë në karantinë. Gjysma e reparteve të reanimacionit të Austrisë janë të mbushura me pacientë me Covid-19. Në disa zona madje 80 përqind e shtretërve spitalorë janë zënë me pacientë me Covid-19. Prandaj në të gjithë Austrinë u shpall një karantinë e përgjithshme.

Numri i infektimeve po shtohet, dhe shkollat janë mbyllur. “Mos tako askënd,” tha në televizionin austriak kancelari Sebastian Kurz, në mënyrë që ta kalojmë “Krishtlindjen sa më të sigurt.”

Testime masive

Nga shtëpia lejohet të dalin vetëm ata që duhet të shkojnë te mjeku, në farmaci, të punojnë ose të bëjnë pazar. Kancelari Kurz ka njoftuar gjithashtu se në Austri do të zhvillohen teste masive si në Sllovaki. Në Sllovaki u testuan 3.6 milion qytetarë dhe u zbuluan 38,000 raste pozitivë me Covid-19.

Kompensime për tregtarët me pakicë

Pak para karantinës së dytë shumë qendra tregtare në Austri bënë oferta të ndryshme duke filluar nga mobiljet deri tek këpucët. Megjithatë Dhoma Austriake e Tregtisë pret një rënie prej 50 përqind të shitjeve gjatë vitit 2020.

Qeveria vjeneze do t’i kompensojë shitësit me pakicë për humbjet gjatë kësaj karantine me 20 deri në 60 përqind të sasisë së shitjeve gjatë nëntorit të vitit të kaluar. Sipas parashikimeve Austria pritet të ketë një rënie të nivelit të shitjeve prej rreth dy miliardë eurosh në vitin 2020. Tregtia është një degë e rëndësishme e ekonomisë në Austri, në të cilën punojnë më shumë se gjysmë milion vetë./DW

Postime të ngjashme

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Dafina Vidishiqi

30 mijë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Tigray të Etiopisë

Dafina Vidishiqi

Mbretëresha i bëri të qeshnin udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Dafina Vidishiqi

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Dafina Vidishiqi

G7-ta sot pritet ta hartojë planin global anti- COVID

Dafina Vidishiqi

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...