Austria shpreh gatshmërinë për të bashkëpunuar me Kosovën në fushën e mbrojtjes

Austria është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me Kosovën në fushën e mbrojtjes në funksion të paqes.

 

Këtë e ka thënë sot ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, gjatë një takimi që ka pasur me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me këtë rast ambasadori Weidinger ka uruar ministrin Mehaj për detyrën, duke potencuar se Austria do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Kosovës, sikurse edhe popullin e Kosovës, në procesin e integrimeve euroatlantike.

“Nga ana e tij ministri Mehaj falënderoi ambasadorin Weidinger për mbështetjen e shumanshme të Austrisë për zhvillimin e vendit, si dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral edhe në fushën e mbrojtjes në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Related posts

Bajqinovci për arrestimet në rajonin e Dukagjinit: Prokurorët e policët tashmë i kanë duart e lira për të vepruar

D V

Qeveria do të ndajë 40 mijë euro për familjen Sadrija që humbi dy fëmijë nga zjarri

D V

Lajçak flet për takimin ne Konjufcën: Kuvendi luan rol të rëndësishëm në procesin e dialogut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com