Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Austria synon përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V

Austria njoftoi sot nisjen e diskutimeve me Rusinë për të marrë së shpejti një milion doza të vaksinës Sputnik V, aktualisht nën shqyrtim nga rregullatori europian.

“Objekti i negociatave të filluara më 26 shkurt është blerja e dozave që do të mundësojnë vaksinimn e 500 000 personave nga prilli”, tha kancelari Sebastian Kurz, raporton Afp.

“Nëse Austria merr një milion doza vaksinash shtesë, ne mund të kthehemi në normalitet më shpejt, të shpëtojmë shumë jetë dhe punë”, shtoi ai.

Përballë ngadalësisë së vaksinimit brenda Bashkimit Europian, Vjena, ashtu si Sllovakia dhe Republika Çeke, ka nisur të negociojë drejtpërdrejt për shpërndarjen e stoqeve alternative, përveç atyre të porositura nga Komisioni Europian.

“Nuk duhet të ketë blindues gjeopolitik. E vetmja gjë që duhet të ketë rëndësi është nëse vaksina është efektive dhe e sigurt”, këmbënguli Kurz.

Aktualisht, Hungaria është e vetmja anëtare e BE-së që administron këtë vaksinë, që është miratuar në 57 vende sipas Fondit Sovran Rus (RDIF).

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...