Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Austria do t’i dhuron vaksina Maqedonisë së Veriut kundër Covid-19

Shkup, 25 dhjetor, zhurnal.mk – Edhe Austria do të ndajë një pjesë të vaksinave për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Austrisë në vendin Tonë, Georg Voutas, i cili ka thnë se 5 për qind të dozave do t’i ndajnë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkimi Evropian nuk do të ishte i plotë pa integrimin e Ballkanit Perëndimor. Pikërisht për këtë arsye, Austria, në kuadër të procesit të integrimit, angazhohet maksimalisht për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur në vitin 2021”, tha Voutsas, vendi i të cilit mbështeste kornizën negociuese për bisedimet e pranimit të Maqedonisë në BE.

Më 22 dhjetor, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në Sofje nënshkroi një letër qëllimesh me ministrin bullgar të Shëndetësisë Kostadin Angellov, pasi Qeveria e Bullgarisë vendosi që nga çdo sasi e vaksinave kundër kovid-19 që arrin në Bullgari, një sasi të caktuar t’ia dhurojë Maqedonisë së Veriut.

Postime të ngjashme

Ju del “error” në numrin amë gjatë regjistrimit? Ja si ta tejkaloni pengesën

T E

Edhe Enti i Statistikave nuk kishte internet sot, tha Selami

R Zh

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...