Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Auto-shkolla në Dubai që u mundëson kandidatëve të mësojnë ngasjen e veturës me Lamborghini dhe Rolls-Royce

Tashmë dihet botërisht që Dubai është një prej vendeve më të vizituara në botë për shkak të ndërtesave dhe jetës së mirë që bëhet atje – ku nëpër rrugë shpesh vizitorët hasin në vetura luksoze.

Tani pronari i një auto-shkolle ka vendosur të shkoj një hap para për të promovuar edhe më shumë vendin luksoz, duke u ofruar kandidatëve që të mësojnë të ngasin me vetura luksoze.

“Kjo është dita ime e parë që po voziti Tesla me instruktorin tim. Po ndihem mirë”, ka thënë Gaja Krishna nga Dubai.

“Duam të kandidatët tanë të jenë më shumë të njoftuar për karakteristikat e sigurisë së veturës që planifikojnë ta blejnë, pasi që pajisen me patentë shoferë. Më herët ka ndodhur që të mësojnë vozitjen në Toyota Yaris apo në ndonjë mjet tjetër motorik, por kur i blinin veturat e shtrenjta u duhej kohë që të adaptoheshin me to. E nëse nga dita e parë mësoheni në një të tillë, atëherë do të keni kontroll më të mirë mbi të”, kanë bërë të ditur nga kjo auto-shkollë gjatë një interviste dhënë për Reuters.

Në ofertë aktualisht janë “Lamborghini dhe Rolls Royce, duke mos harruar që për vozitjen e tyre kandidatët duhet të paguajnë nga 3.800 deri në 5.900 dollarë.

Postime të ngjashme

Land Rover ka prezantuar modelin e kufizuar të Defender Trophy Edition

D V

Kompania skoceze përdor mbetjet e uiskit si lëndë djegëse për kamionët

D V

Richard Hammond shet një pjesë të koleksionit të veturave dhe motoçikletave

D V

Modeli i ri i blinduar dhe luksoz vjen nga Mercedes

D V

Nga erdhi frymëzimi për modelin e Tesla Cybertruck: Vizatimet e patentave zbulojnë atë që ata ‘kopjuan’

D V

Çfarë ‘vuan’ më shumë në një veturë gjatë nxehtësisë së verës?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...