Agjencia Zhurnal.mk.

“Auto Show Pranvera”, nga 5 deri më 8 maj në Sarajevë

Auto Media Group dhe Auto 4×4 Club organizojnë Auto Show Pranvera, i cili në kuadër të fushatës “Siguria në rrugë në Bosnjë dhe Hercegovinë”, do të mbahet nga data 5 deri më 8 maj të këtij viti në Sarajevë.

Sipas mediave lokale, Auto Show do të organizohet si pjesë e “Aksionit të Sigurisë Rrugore” të zhvilluar nga Organizata Botërore e Automobilizmit (FIA) në bazë të një Rezolute të Kombeve të Bashkuara.

Dhe përveç ekspozitës së automjeteve, janë planifikuar edhe teste për vizitorët.

Në shesh do të ekspozohen automjete “old timer”, makina garash, të reja, automjete të policisë rrugore, radarë dhe pajisje të tjera përcjellëse për kontrollin e trafikut.

Aty thuhet se do të marrë pjesë edhe IPA (Shoqata Ndërkombëtare e Policisë) me programin e saj për mbrojtjen e pjesëmarrësve më të rinj në trafik dhe shoqata të tjera, aktivitetet e të cilave kanë të bëjnë me sigurinë në komunikacion. 

Related posts

Raportoni veturat e parkuara në mënyrë të paligjshme dhe fitoni para në Suedi

D V

Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?

D V

Ra borë në prill dhe kam goma verore – çfarë duhet të bëj me to?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy