Autobusët e NQP sot do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

nga D V

Shkup, 28 gusht – NQP Shkup njofton se me rastin e festës fetare Shën Mëria, sot autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

Përjashtim do të bëjnë linjat: 11, 11a, 18a, 32, 47a, 51, 55, 55v, 56, 56a, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të së shtunës.

Në datën 28 ​​gusht, do të punojnë me kujdestari biletaritë dhe qendrat e personalizimit në: Qendrën transportuese, Gjorçe Petrov dhe Tregu i gjelbër.

“Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, me orar pune nga ora 10-20, me udhëtimin e fundit nga poshtë lart nga ora 19-19:30 dhe udhëtimin e fundit nga lart poshtë në orën 19:45”, njofton NQP Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More