Autobusët privatë të transportit publik të hënën nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit

nga Xh M

Shkup, 23 qershor – Autobusët privatë të transportit publik të hënën nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit, por do të parkohen në garazhet e tyre. Transportuesit privatë këmbëngulin se që nga janari nuk kanë marrë para në pajtim me marrëveshjen që kanë me Qytetin e Shkupit.

Për shkak të borxhit të grumbulluar ndaj tyre të hënën në orën 10 do të parkojnë autobusët e tyre dhe nuk do të lëvizin nëpër linjat e rregullta. Do të punojnë vetëm nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 10. Të kontaktuar kohë më parë për borxhin ndaj vozitësve privatë, nga Qyteti i Shkupit theksuan se çështja nuk është përgjegjësi e tyre por e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik.

Ndërkohë me probleme me pagesën e rregullt të pagave përballen edhe vet të punësuarit e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More