Autobusi me mërgimtarë nga Gjermania përplaset në Kroaci, flet mërgimtari: Zoti na ndihmoi, ishte trishtim i madh!

Shkup, 17 korrik – Një autobus i EuroBus nga Struga, i cili po udhëtonte nga Gjermania drejt Maqedonisë së Veriut u përplas në një autostradë pranë Nova Gradishkas të Kroacisë, shkruan News-TV.

 

Autobusi me udhëtarë u përplas në rrethojat e autostradës sot (17 korrik 2021) rreth orës 05:00 të mëngjesit. Mësohet se shoferin e kishte zënë gjumi. Nga kjo përplasje disa mërgimtarë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërkohë që autobusi është dëmtuar në masë të madhe.

“Zoti i madh me pak lëndime e me shumë dëme materiale të autobusit EuroBus nga Struga. Ngjarja ndodhi në ora 5h të mëngjesit afër Nova Gradishka në drejtim të Maqedonisë së Veriut”, deklaron për News-TV mërgimtari Sadri Osmani nga Çegrani i Gostivarit.

Ai ka treguar se EuroBus iu ka siguruar një autobus tjetër dhe tani po bëhen gati për tu nisur drejt vendlindjes.

Related posts

Editorial / Ndërkëmbëzat mes partive shqiptare në kuvend, po i vuajnë qytetarët!

R Zh

Gjykimi për rastin “Titanik” vazhdon më 14 shtator

Z H

Ndërhyrja e DEA-s në Maqedoni vjen nga mosbesimi i shtetit për drejtësi dhe rritjen e kriminalitetit në vend!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More