Automjetet elektrike , pjesë e debatit Kinë – BE në këtë fushë

nga V.E.

Për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e zhvillimit të industrisë së automjeteve elektrike dhe bashkëpunimin global për tranzicionin e gjelbër, Kina iu drejtua mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) lidhur me masate përkohshme antisubvencion të BE-së ndaj automjeteve elektrike kineze

Duke u përballur me sfidat gjithnjë e më të ashpra të qeverisjes globale të klimës, automjetet elektrike janë bëre një fushë e rëndësishme për vendet e ndryshme për të realizuar objektivin e zhvillimit me karbon të ulët. Automjetet elektrike janë një zgjidhje efektive në drejtim të energjisë së re duke dhënë një kontribut të madh për ekonominë botërore dhe zhvillimine gjelbër global, kurse zëra të shumtë e kritikuan BE-në për kufizimin e industrisë së automjeteve elektrike nëpërmjet proteksionizmit, gjë që do të dobësojë përpjekjet e vendeve për përballimin bashkërisht të ndryshimeve klimatike.

Qoftë nga këndvështrimi i leverdisë së ndërsjellë tregëtare apo nga ai i pakësimit të përbashkët të karbonit, Kina dhe BE-ja kanë më shumë interesa të përbashkëta se sa mosmarrëveshje. Në sondazh të realizuar së fundi 92.53 % e të pyeturve globalë shprehën mendimin se, në epokën e globalizimit, vende të ndryshme kanë epërsi të ndryshme krahasuesedhe forcimi i bashkëpunimit është vendimtar përzgjidhjen e problemeve. Nga ana tjetër, 90.84 % u bënë thirrje Kinës dhe BE-së t’i zgjidhin siç duhet fërkimet tregëtare në fushën e automjeteve elektrike nëpërmjet dialogut e konsultimeve, të arrijnë një rrugëzgjidhje me anë të bashkëpunimit e jo proteksionizmit dhe të bëhen sëbashku një forcë stabilizuese për zhvillimin e ekonomisë botërore dhe qeverisjen globale të klimës.

Ndërkohë, 85.14 % u shprehën se barra shtojcë e shkaktuar nga vendosja e tarifave të larta do të përballohet në fund nga konsumatorët evropianë, kurse 80.74 % besojnë se kjo masë do të dobësojë seriozisht aftësinë konkurruese të industrisë evropiane të  automjeteve .

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More