Agjencia Zhurnal.mk

Automjeti i policisë del nga rruga, lëndohen tre ushtarë

Tre pjesëtarë të Armatës janë lënduar më lehtë në aksident, kur automjeti i policisë me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga.


“Mbrëmë në orën 20.00 është denoncuar se në rrugën rajonale Bogdancë-Gjevgjeli, më saktë në vendin e quajtur Llgot, automjeti i udhëtimit “Rekston”, pronë e MPB-së, e drejtuar nga zyrtari policor B.J. ka dalë nga rruga. Në automjet ishin edhe gjashtë pjesëtarë të Armatës, të cilët ishin në ndihmë në Stacionin policor për kalim kufitar dhe mbikqyrje kufitare “Bogorodicë” Në fatkeqësi lëndime të lehta kanë marrë tre pjesëtarë të Armatës, pas çka janë dërguar në Qendrën publike shëndetësore Gjevgjeli për t’ua dhënë ndihmën mjekësore”, informojnë nga MPB.

Ëshë kryer inspektim në vendin e ngjarjes nga Prokurori Publik dhe ekipi hetues nga Stacioni Policor i Gjevgjelisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...