Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Autoritetet palestineze i bëjnë thirrje Kosovës që ta shqyrtojë vendimin për Jerusalemin

Ministria palestineze e Punëve të Jashtme sot kumtoi se vendimi i Prishtinës për të hapur një përfaqësi në Jerusalem është zhgënjyes dhe i bëri thirrje asaj që të rishikojë vendimin dhe ta tërheqë atë.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Vafa, Ministria theksoi se vendimi i Prishtinës ishte në kundërshtim me gjithçka që autoritetet e atjeshme përpiqen të bëjnë për ta bindur botën që ta njeh pavarësinë e Kosovës, njofton Tanjug, duke iu referuar portalin Reporteri.

Ministria palestineze e Punëve të Jashtme konsideron se vendimi i Prishtinës është i gabuar dhe se tërheqja e tij do të jetë një shembull për përkushtimin e ligjshmërisë dhe të drejtës ndërkombëtare.

Para dy ditëve Kosova dhe Izraeli nënshkruan marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Postime të ngjashme

Ambasada amerikane thirrje për vaksinim: Mos bini pre e dezinformatave, vaksinat janë të sigurta

D V

PDK sot në orën 16:00 zgjedh Kryesinë e re të partisë

D V

Qendra “Woodrow Wilson”: Të liberalizohen vizat për Kosovën, Franca dhe Holanda duhet të heqin dorë nga kundërshtimi

D V

Pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në 90 minuta

D V

112 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme

D V

Situata me zjarret, raporti i Policisë së Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...