Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Autoritetet të kënaqur nga procesi i imunizimit, u vaksinuan nga 300 persona në orë

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Imunizimi masiv i popullatës kundër Kovid-19 filloi dje në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”. Dje ishin caktuar 3000 termine për vaksinim, ndërsa imunizimi shkoi sipas planit dhe dje të gjithë të regjistruarit e morën vaksinën

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe mbrëmë tha se shkëlqyeshëm ka kaluar dita e parë e vaksinimit në A1 arenën Boris Trajkovsk dhe se mesatarisht janë vaksinuarrreth 300 persona në orë ose rreth 3000 në ditë.

“Sot janë vaksinuar një pjesë e punëtorëve shëndetësorë, si dhe një pjesë e anëtarëve të MPB-së. Nesër vazhdon vaksinimi i MPB-së dhe fillon për pjesëtarët e ARM-së. Kolegët më informuan se i gjithë sistemi funksionon pa ndërprerje dhe kjo më bën shumë të lumtur. Të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në javët në vijim dhe t’i respektojmë masat pa përjashtim”, publikoi Filipçe në Fejsbuk duke përkujtuar se prej nesër hyjnë në fuqi masa më rigoroze dhe bëri thirrje të gjithë të kontribuojmë në betejën me pandeminë.

Dje në A1 Arena, personat e regjistruar u vaksinuan me vaksinën ruse “Sputnik V”. Në këtë fazë, do të imunizohen qytetarët nga infrastruktura kritike – njerëzit që punojnë, MPB-ja, ARM-ja, gazetarë, shërbimet nga Qyteti i Shkupit dhe të gjithë që kanë kontakte – shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, mësuesit e kopshteve, punonjësit në pikat e pagesës së taksës rrugore, etj.

Në terren punon një ekip prej rreth 20 infermierësh dhe pesë mjekësh në dy turne, vende për 15-20 minuta vëzhgim pas vaksinimit dhe pjesë të shënuara për kujdesin urgjent mjekësor nëse është e nevojshme.

Xhanson Lukuvec, student i mjekësisë, i cili ka punuar në pjesën administrative gjatë vaksinimit për MIA-s deklaroi se gjithçka është organizuar mjaft mirë dhe se nuk ka afekte anësore te qytetarët të cilët vaksinohen.

“Unë në të vërtetë ngrohtësisht u rekomandoj të gjithëve të vijnë të vaksinohen dhe të mos u nënshtrohen lajmeve të rreme që publikohen. Edhe sipas studimeve që publikohen shihet se ato janë mjaft të sigurta”, theksoi Lukuveci.

Lidhur me trajtimin dhe rekomandimet pas marrjes së dozës së parë, ai theksoi se nuk priten reagime më të vrullshme.

“Vetëm nëse keni dhimbje apo rritje të temperaturës të përdoren antiperetik apo analhetik. Nëse paraqiten disa reagime të vrullshme do të drejtohen te mjetë e tyre familjarë apo në instance më të lartë”, theksoi Lukuvaci.

Aida Memishovska, infermiere nga Qendra për Shëndet Publik theksoi për MIA-n se vaksinimi po zhvillohet sipas planit. Ajo u bëri apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen për Kovid-19.

Lidhur me atë nëse te ndonjë person ka pasur reagim anësor pasi e ka marrë vaksinën, Memishovska theksoi se një personi është përkeqësuar, por nga frika.

Ministri Filipçe dje gjithashtu theksoi se antitrupat si sasi nuk janë indikator për atë nëse duhet të merret vaksinë ose jo, gjegjësisht nuk ka kufi të ulët. Shtesë varet prej aparatit në të cilin punon edhe institucioni. Parimisht qëndrimi është se pas dy ose tre muajsh pasi ta keni kaluar sëmundjen mund të merret vaksinë kundër Kovid-19.

“Ndonjëherë ngelet i ashtuquajturi imunitet qelizor, ndërsa kjo do të thotë se menjëherë kur të vijë sërish në kontakt me organizimin do të fillojë të tajojë antitrupa të cilat në një moment të caktuar mbase janë të pamatshme”, theksoi Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri.

Lidhur me AstraZenekën, Filipçe dje tha se u jepet më të moshuarve dhe nuk ka kundërindikacione. Vaksinimi vazhdon dhe nuk ka asnjë arsye të ndalet, shtoi ministri, ndërsa priten udhëzime nëse kjo vaksinë do t’u jepet edhe personave nën 60 vjeç.

“Ne do ta presim qëndrim zyrtar të Agjencisë Evropiane të Barnave – EMA bordi i së cilës do të mblidhet midis 6 dhe 9 prillit dhe, sipas vendimit, ne do të veprojmë. Tani për tani, po zhvillohet mirë vaksinimi i qytetarëve më të moshuar me “Astra Zeneka” dhe nuk ka kundërindikacion ose ndonjë rekomandim për kujdes”, tha Filipçe.

Theksoi se disa agjenci kombëtare janë të kujdesshme – Gjermania ndaloi me “Astra Zeneka” dhe të rinjtë që e morën dozën e parë të asaj vaksine, marrin dozë të dytë të një lloji tjetër të vaksinës, psh. “Fajzer”.

Nuk ka hapësirë për panik, vaksina AstraZeneka është e sigurt dhe qytetarët duhet të jenë të qetë, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në pyetjen e MIA-s për çfarë duhet të kenë kujdes ata qytetarë që e kanë marrë vaksinën AstraZeneka dhe nëse duhet të bëjnë ndonjë kontroll ose pasqyrë të gjakut dhe si ti njohin simptomat e efekteve anësore të vaksinës.

“Jo, nuk ka kurrfarë rekomandimi se cilido qytetar i cili ka marrë një vaksinë të tillë duhet të bëjë diçka në kuptimin e parandalimit. Në pjesën e dhënies të vaksinës, siç thashë, do t’i presim rekomandimet, megjithatë nuk ka hapësirë për panik, vaksina është e sigurt, ato efekte tromobotike janë aq të rralla që zbatohen me ivente trombotike dhe tek ato grupe të njëjta qytetarësh sipas moshës dhe gjinisë dhe në pajtim me gjendje të tjera shëndetësore kështu që qytetarët duhet të jenë të qetë”, tha Filipçe.

Për momentin vendi ka rekomandim me vaksinën AstraZeneka të mos vaksinohen persona nën 60 vjeç, në pajtim me rekomandime që janë dhënë në Kanada dhe Gjermani javën e kaluar.

Edhe kryeministri Zoran Zaev bëri thirrje për imunizim masiv të popullsisë. Ai theksoi se askush nuk duhet të mendojë të mos imunizohet dhe shtoi se të gjithë do të duhet të respektojmë rendin, të regjistrohemi përmes mjekëve tanë të familjes në sistemin e vaksinimit në mënyrë që, siç tha ai, të luftojmë pandeminë në mënyrën më efikase.

“Nuk duam të prishim rendin e imunizimit duke qenë shumë të pozicionuar në shoqëri me funksionin tonë shoqëror. Ministrat dhe unë do të jemi një shembull për të inkurajuar qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit, por ne duam të respektojmë rendin e vaksinimit dhe t’u japim përparësi qytetarëve të moshuar dhe të sëmurëve kronikë, paralelisht me më të ekspozuarit ndaj pandemisë së djeshme, .

Ai theksoi vaksina është lufta kundër pandemisë dhe do të jetë suksesi i fitores ndaj pandemisë që ne do të arrijmë.

Procesi i imunizimit kundër koronavirusit në vend filloi më 16 shkurt me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë.

Deri më tani, 78,000 vaksina kanë mbërritur në vend, 48,000 prej të cilave janë dhuruar nga Qeveria serbe.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...