Agjencia Zhurnal.mk

Autoritetet të ndërmarrin projekte konkrete për t’i përgatitur qytetarët të jetojnë me “virusin”!

Shkup, 2 qershor, zhurnal.mk – Ndonëse qytetarët muajt e fundit janë duke qëndruar në shtëpi dhe Qeveria kërkon që të mos dalin në ambiente jashtë për shkak të pandemisë së koronavirusit, ekspertët thonë se njerëzit duhet të jenë aktivë për të mbrojtur shëndetin mendor por ata sugjerojnë që autoritetet duhet të ndërmarrin hapa dhe projekte konkrete në stilin “E-Klasa” që t’i përgatisin qytetarët për “jetën e re”, gjegjësisht siç thonë ata, të përgatitemi të jetojmë me virusin.

Pandemia ka shkaktuar një pasiguri dhe një frikë të madhe te popullata. Si rezultat i kësaj, mbyllja ka qenë e menjëhershme dhe sigurisht në kuptimin e dinamikave psikologjike kjo jep një efekt të caktuar si në trupin e njeriut, si në mendje, ashtu edhe në veprimtarinë e përditshme. Kemi elemente të caktuara simptomatike të frikës së tepërt të ankthit të depresionit, e kështu me radhë.

Psikologja Edlira Destani për Zhurnal pati deklaruar se efektet e izolimit social dhe stresit sjellin pasoja, por jo të gjithë e përballojnë njësoj situatën, konkretisht kur flasim për shëndetin mental.

“Personat që veçse edhe më herët kanë patur probleme të ankthit, depresionit, vetmis, abuzime të lëndëve, sëmundje kronike, ata veçse e përjetojnë më rëndë këtë situatë dhe janë më të prekshëm për ndryshime të mëtejshme në shëndetin mental. Situatë tjetër delikate është për fëmijët dhe adoleshentët për të cilët rekomandimet janë të njëjta si për të gjithë por duke vënë theksin më shumë tek aktivitetet dhe komunikimi virtual. Gjithashtu familjet që kanë persona në mesin e tyre me probleme shëndetësore të çdo aspekti, familjet në nevojë kanë situatë të rënduar të një kënvështrimi ndryshe. Gjithshka që po përpiqemi të ndërtojmë se si do të jetë e nesërmja në kuadër të shëndetit mental të popullsisë nuk mund të jetë tërësisht e qartë dhe e saktë, sepse faktorët janë shumë kompleks”, tha psikologja Destani.

Ndërsa sociologu Ali Pajaziti për Zhurnal shprehet se konsultat psikologjike në kohë të jonormalitetit janë domosdoshmëri, kur njerëzit kanë humbur torruan, kur përballen me disbalanc mental për shkak ndryshimit radikal të mënyrës së jetesës, kur është dashur që të mbyllen në guacën e tyre, në shtëpitë apo banesat.

Ai thotë se këshillimet duhet të jenë edhe kolektive për gjithë auditorin por edhe individuale.

“Në këtë drejtim më e prekur është popullata urbane e cila metërkatrorët i ka të kufizuara dhe nuk ka mjete të shpëqendrimit apo të zbrazjes së traumave ditore. Këshillimet duhet të jenë edhe kolektive për gjithë auditorin por edhe individuale, sepse njerëzit kanë nevojë që të ruajnë diskrecionin e tyre dhe kanë edhe probleme sui generis, personale, që nuk iu përngjajnë atyre të të tjerëve. Kjo është një metodë e njohur si psychological coaching, që ndihmon në të ndjerit më mirë lidhur me vetem, për t’u përballur me sfidat, për të arritur objektivat, për t’u bërë më i suksesshëm, për të pëmirësuar cilësinë e jetës në përgjithësi në jetën personale dhe profesionale”, ka deklaruar për Zhurnal, Ali Pajaziti, sociolog”, shprehet sociologu Ali Pajaziti.

Ai mes tjerash thotë se ndryshimi i kontekstit social ka impakt të fuqishëm edhe në jetën mendore të njeriut, e bën atë të ndjehet ndryshe, ngjall forma tjera të perceptimit dhe komunikimit me tjetrin brendafamiljar por edhe me të tjerët, që i sheh vetëm online ose virtuelisht, ose komunikon ndryshe me ta, me maskë, doreza, nga distanca, përshëndetet nga distanca, pi kafe me kompleksin e pandemisë, të koronavirusit.

Ndërkaq, Riat Ramadani, komunikolog, për Zhurnal thotë se një projekt i tipit “E-klasa” ku do të kishte ligjerata psikologjike për qytetarët, do të ishte i mirëseardhur.

“Projektet e llojit “e-klasa” që kanë synim se si të mësohemi të jetojmë me virusin janë të mirëseardhura. Ne përmes këtyre programeve duhet fillimisht ta njohim ekzistimin e problemit sepse ky është hapi i pare, ndoshta jo në çrrënjosjen e tij të plotë por në zhvillimin e skemave mentale se si duhet t’i qasemi problemeve apo rreziqeve. Dhe si përfundim psikologët duhet t’i përdorin qasjet e tyre përmes debateve televizive që të mësohemi të jetojmë në këtë botë të re, me pandemi dhe të jemi çdoherë të përgatitur nëse duam të ngadhënjejmë dhe mbijetojmë”, ka deklaruar për Zhurnal, Riat Ramadani, komunikolog.

Ai mes tjerash thotë se ata njerëz që nuk besojnë se virusi nuk ekziston mund t’i testojnë “teoritë” e tyre dhe të infektohen vullnetarisht por asesi që përmes këndvështrimeve të tyre t’i ‘infektojnë’ të tjerët me mendime të tilla.

“Njerëzit poashtu janë të prirë që të miren edhe me komplote. Në SHBA ende ekziston një grup njerëzish që besojnë se toka është e sheshtë A-LA tepsi e jo e rrumbullakët apo elipsoide. Dhe, nuk mund t’ua imponosh atyre tani të kundërtën deri në momentin kur ata ngriten në zonën e oksigjenit apo ozon. Me rëndësi është që njerëzit t’i zhvillojnë mekanizmat mbrojtës edhe nëse ata janë të bindur se ato janë komplote sipas tyre sepse vetëm në këtë mënyrë, duke u përgatitur dhe mësuar me gjendje dhe katastrofa të tilla mund të zhvillojmë sistem mbrojtës. Autoritetet sipas meje duhet të zgjedhin terminologji më pragmatike kur iu drejtohen qytetarëve. Fjala “rekomandime e udhëzime” sipas kornizëz interpretuese të qytetarit nënkuptohet si diçka që mund edhe të mos respektohet dhe ata nuk e marrin me seriozitet situatën sepse Uitgenshtajn ka shkruar “Kufijtë e gjuhës janë kufij të realitetit” Nëse autoritetet kanë si qëllim që popullata të mbrohet nga pandemia ata duhet t’i drejtohen asaj sikur babai kur i drejtohet fëmijës kur ai nuk vishet kur ka acar. Gjuha e autoriteteve në raste të rreziqeve duhet të jetë e rreptë dhe e qartë. Gjatë rreziqeve të tilla nuk duhet të përdoret fjala “rekomandime dhe udhëzime” por “masa rigoroze” sepse vetëm atëherë porosia do të interpretohet ashtu siç duhet – pa dykuptimësi”, përfundon Ramadani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!