Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Autoritetet zbulojnë varr masiv me 113 trupa në territorin e kartelit brutal meksikan

Zhurnal Ads

Autoritetet meksikane njoftuan sot zbulimin e një varri masiv me 113 trupa, në shtetin e Jalisco, territori i një prej karteleve më mizore të drogës ‘Jalisco New Generation’.   Në total 30 trupa ishin identifikuar nga të afërmit, tha prokurori vendor Gerardo Octavio Solís në konferencën e shtypit, duke shtuar se 28 nga të identifikuarit ishin burra dhe dy gra.   Varri masiv ishte në zonën El Salto, në juglindje të kryeqytetit të krahinës Guadalajara.   Një zëdhënës i prokurorit tha për mediat se gërrmimet kishin nisur prej 1 tetorit dhe ende vazhdojnë.   Një tjetër varr masiv po gërmohej në Ixtlahuacán de los Membrillos, ku ishin gjetur 25 trupa,  30 km larg El Salto.   Solís nuk dha shpjegim për ekzistencën e varreve por shteti i Jalisco ka parë një rritje të dhunës së drogës në muajt e fundit, si rezultat i ngritjes së kartelit të fuqishëm e brutal  Jalisco New Generation.   Një raporti i Komisionit Kombëtar të Kërkimit në Meksikë tha se në shtetin e Jalisco janë zhvarrosur prej vitit 2006, 897 trupa.   Muajin e kaluar në shtetin fqinj të Guanajuato, u nxorrën mbetjet e 59 trupave, raportonte agjencia Reuters, të supozuar viktima të luftës së bandave të trafikut të drogës për kontroll.   Në mars 2017 një varr masiv me rreth 250 kafka njerëzore u zbulua në Veracruz, në qendër të Meksikës.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zhytësi i ri nënujor i Kinës thyen rekord në kanalin Mariana

B M

60 grabitje në Spanjë, policia në kërkim të bandës së shqiptarëve “me të zeza”

T E

BE mund të japë dritën jeshile për dy vaksinat kundër COVID-19 që në dhjetor

S.B.

Dy gratë që mund ta largojnë nga pushteti Erdoganin

S.B.

Turqia regjistroi 32.106 raste të reja me COVID-19

T E

Drejtori i Qendrës amerikane për kontroll dhe parandalimin e sëmundjeve: SHBA-në e pret kriza më e errët shëndetësore

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...