Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Autoriteti danez i Shëndetësisë: Rasti Astra “jashtëzakonisht shqetësuese”

Raportet e efekteve anësore të dyshuara nga vaksina covid-19 e Astra Zeneca janë “jashtëzakonisht shqetësuese”, thuhet në raportin e Agjencisë Daneze të Barnave.

Më 11 mars, Danimarka vendosi një ndalim dyjavor të vaksinës së Asta Zeneca, pasi një grua, në të 60-at, vdiq nga efektet anësore të dyshuara, ky vendim vazhdoi më vonë për tre javë të tjera.

Ndërkaq Bordi Kombëtar i Shëndetit dhe Bordi Kombëtar i Barnave kanë thënë publikisht se vaksina është “e sigurt dhe efektive” dhe e quajtën ndalimin një masë ekstreme paraprake.

Ndërkohë që, një ditë para ndalimit, më 10 mars, Agjencia Daneze e Barnave i dërgoi informacione Bordit Kombëtar të Shëndetit duke paralajmëruar “efekte anësore serioze, fatale në njerëz kryesisht të shëndetshëm, të cilët nuk bëjnë pjesë menjëherë në grupin më të madh të rrezikut”, thuhet në njoftimin e gazetës Berlingske.

Sipas dokumentit, informacioni është “jashtëzakonisht shqetësues”.

Bolette Søborg, shefi i njësisë në Bordin Kombëtar të Shëndetit, deklaron për gazetën se ndalimi i vaksinës tregon se autoritetet e marrin seriozisht situatën.

“Ky parim ekstrem i parandalimit është një shprehje e faktit që ne jemi shumë të shqetësuar për rastet që kemi parë”, thotë ajo.

“Nuk ka rrezik që dikush nën moshën 50 vjeç të vdesë nga vaksina, sepse nuk janë ata që vdesin nga covid-19”, shtoi Søborg.

Ka shumë pak njerëz që kanë vdekur nën moshën 50 vjeçare, vazhdon ajo.

Javën e kaluar, autoritetet daneze kishin raportuar rreth 20,000 efekte anësore të dyshuara të vaksinës së Astra Zeneca, shumica e tyre e lehtë dhe e shpejtë.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk ka qenë ende në gjendje të vendosë një lidhje shkakore midis efekteve anësore të dyshuara dhe vaksinës së Astra Zeneca.

EMA pritet të lëshojë një deklaratë të re në rreth dy javë. Lidhja e mundshme është ende duke u hetuar, por EMA nuk i këshillon vendet kundër përdorimit të vaksinës, pasi që përfitimet vlerësohet se tejkalojnë rreziqet.

Postime të ngjashme

14 palestinezë dhe tre policë izraelitë janë plagosur gjatë përleshjeve në Jeruzalem

N E

Amnesty International i ka kërkuar falje figurës ruse të opozitës Alexei Navalny

N E

Australia do të heqë ndalimin për shtetasit e saj që kthehen nga India

N E

Pfizer do të kërkojë autorizimin e përdorimit të vaksinës për fëmijët e moshave 2 deri në 11 vjeç

N E

Tensionohet situata në Liginën e Preshevës

N E

Nëse nuk vihet nën kontroll Kovid-19 në Indi, do të jetë një kërcënim serioz për pjesën tjetër të botës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...