Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Autostrada Biennale do të mbahet në verën e vitit 2021

Autostrada Biennale nuk do të shtyhet por do të mbahet gjatë verës së vitit 2021, bëjnë të ditur organizatorët përmes një postimi në Facebook.

“Për më tepër, bienalja do të trajtojë drejtpërdrejtë atë se sa na ka bërë pandemia të mendojmë për qytetet tona, hapësirat përreth nesh, çkafit do të mund t’i rikthehemi, çfarë mund të lëmë pas dhe sa i nevojshëm është arti në kohë pasigurie”, thuhet në njoftimin e Austrada Biennale.

Tutje Autostrada Biennale ka konfirmuar se kush janë kuratoret edicionit të tretë.

“Jemi të lumtur dhe krenarë që e filluam rrugëtimin tonë me bashkë-kuratoret Ovul O. Durmusoglu dhe Joanna Warsza drejt edicionit të tretë. Pandemia na ka bërë që ta rimendojmë modelin e bienales dhe për këtë ne jemi shumë entuziastë për të bashkëpunuar me dy kuratoret të cilat do të punojnë edhe më tej me identitetin tonë: shumë lokal dhe shumë të ndërlidhur”.

Periudha e “pre-biennale” përfshin aktivitetet e hulumtimit për hapësira potenciale për art bashkëkohor dhe program të edukimit, hulumtimin për artistë dhe përgatitjet e konceptit kuratorial.

Postime të ngjashme

Inaugurohet biblioteka e Nju Jorkut

Lea Muslija

Mjeshtri shqiptar që bën drurin të nxjerrë tinguj në skenat e mëdha botërore

Lea Muslija

Në Tetovë u mbajt edicioni VIII i manifestimit kulturor “LIDHJA NA BASHKON”

R Zh

“Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris”, çelet sezoni artistik teatror në Teatrin Metropol

Lea Muslija

“Chopin Piano Fest”, sjell në Prishtinë pianistin hungarez

Lea Muslija

Geer me mesazh për mbrojtje të pasurisë natyrore dhe kulturore në Ohër

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...