Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Autostrada Kërçovë-Ohër assesi të përfundojë! Autoritetet thonë se është prioritet, por me vite gjendja nuk ndryshon

Shkup, 8 tetor – Autostrada e shumëpritur Kërçovë – Ohër, assesi të përfundojë. Ndërtimet filluan në vitin 2014, gjatë kohës së qeverisjes së Nikolla Gruevskit.

Në qershor të vitit 2018 ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se kjo autostradë është prioritet, por punimet po shkojnë shumë ngadalë.

Tani në këtë autostradë punojnë 230 makina dhe rreth 820 inxhinier dhe punëtorë ndërtimorë. Shumat të cilat fillimisht u paralajmëruan për ndërtimin e autostradës, ka kohë që e kanë tejkaluar limitin. Ende nuk dihet nëse shuma e fundit prej rreth 600 milion eurove do të jetë e mjaftueshme për projektin final. Ministri Boçvarski thotë se më e rëndësishme është që ka para për projekti. – Advertisement –

“Për momentin, kjo autostradë e ka këtë çmim, projektet janë gati, revizioni është gati, tani mbetet që të vazhdohet me punë. Është e rëndësishme ajo që çmimet në këtë Aneks janë shumë më të ulëta se sa në projektin themelor”, theksoi Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Projektimi i keq në fillim dhe projektet e reja infrastrukturore imponojnë nevojën për mjete financiare shtesë, theksoi Boçvarski. – Advertisement –

“Sipas projektit fillestar i cili ishte i keq, i papërfunduar dhe i shkurtër, në aspekt të mospasjes së pjesëve për ndërtimin e kthesave, realizimi është 85% nga autostrada, ndërsa sa u përket akseve dhe kthesave të reja, punët ndërtimore që duhet të kryhen janë 55% nga e gjithë autostrada”, deklaroi Bllagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Intervenimet shtesë në autostradë do të ndikojnë edhe ndaj përfundimit të projektit që u paralajmërua për në vitin 2021. Ministri i tanishëm për transport dhe lidhje nuk dëshiron të premtojë afate të sakta përderisa nuk e sheh dinamikën dhe seriozitetin e intervenimeve. Procesi i shpronësimit është problem shtesë thotë ministri dhe pikërisht për këtë makinat nuk mund të hyjnë në terren. TV21 para një kohe të caktuar kontaktoi edhe drejtorin e NP Rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, me qëllim që të mësojmë se me çfarë problemesh po përballen gjatë ndërtimit të autostradës.
“Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër ka filluar dhe do të punohet ashtu siç duhet”, u shreh Zoran Kitanov – Drejtor i NP “Rrugë Shtetërore.

Përndryshe ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër ka nisur pa 6 vjetëve. Disa vjet më vonë u vërejtën lëshime serioze në dokumentacionin e projektit. Që atëherë kanë kaluar disa Qeveri, por kjo autostradë mbeti pa u ndërtuar. Gjatësia e projektuar e autostradës është 57 kilometra, ndërsa vlera fillestare prej 400 milion euro, u rrit në 600 milion euro.

Postime të ngjashme

Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, kufizime të reja nuk do të ketë

T E

ZGJEDHJET LOKALE / “ASH” Asaf Ademi apo Arben Taravari, “BDI” Nevzat Bejta kandidat për kryetar komune Gostivar ?

Bexhet Musliu

Dimitrievski reagon ashpër ndaj Georgievskit: Propozimi i tij është nënçmues

Z H

Nesër fillon regjistrimi i të burgosurve, diplomatëve, mërgimtarëve dhe të pastrehëve

Z H

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Ziadin Sela: Zaev e ka patjetër të nxjerr të vërtetën për rastin “Monstra”

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...