Maqedoni

Autostrada Kërçovë – Ohër ende larg përfundimit!

Zhurnal Ads

Shkup, 22 nëntor, Zhurnal.mk – Ritmi i ngadaltë i punës ndërtimore në autostradën nga Ohri në Kërçovë hedh dyshime në opinion se kjo rrugë mund të jetë gati deri në vitin 2021. Me gjithë premtimet e përsëritura të autoriteteve për të intensifikuar aktivitetet për ndërtimin e kësaj autostrade, situata në terren ka qenë pothuajse e njëjtë me muaj.

Qytetarët në jugperëndim të shtetit nuk besojnë se kjo rrugë do të jetë gati deri në vitin 2021, sepse ndërtimet bashkë me problemet financiare dhe skandalet që e kanë ndjekur këtë rrugë, po zhvillohen tepër ngadalë.

Qytetarët ankohen se komunikacioni është vështirësuar, ndërsa ka edhe shumë aksidente që kanë ndodhur deri më tani.

Edhe pse kishte njoftime se do të hapet një pjesë e rrugës, kjo sërish nuk ka ndodhur ndërsa ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski ka deklaruar se afati i përfundimit është qershori i vitit 2021.

Postime të ngjashme

MPB: Janë sanksionuar 148 shoferë në Haraçinë dhe Hasanbeg

XH,I

Drejtoresha e FMN-së: Kriza aktuale ekonomike, si asnjë tjetër

XH,I

Strugë, nxënësit bojkotojnë mësimin online

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...