Kuriozitete

”Autostrada” më e shkurtër në botë është vetëm një…metër!

Zhurnal Ads

Suceava, 22 shtator – ”Autostrada” më e shkurtër në botë? Është e gjatë vetëm një metër, shkruhet në faqen italiane today.it, transmeton atsh.

Në pamundësi për të përballuar pamjaftueshmërinë e rrjetit të autostradave në vendin e tij të lindjes Rumani, Stefan Mandachi, një pronar 33-vjeçar i një zinxhiri fast-foodesh, kishte ndërtuar autostradën e tij private të vogël.

Dhe deri më tani asgjë veçanërisht e çuditshme: Mandachi kishte një kompleks të bukur në pronën e tij.

Atij nuk i mungonin paratë dhe kështu nisi punën, e cila nuk i kushtoi shumë: me 4 400 euro ai u bë ”Mister Autostrada”.

Për të shkaktuar një sensacion sa më satirik u arrit kulmi me prerjen e pashmangshme të shiritit në ceremoninë inauguruese.

Miniautostrada u ndërtua në Suceava, një qytet në një pjesë të vendit pa autostrada.

Rumania ka një nga rrjetet e autostradave më pak të zhvilluara në Bashkimin Europian, me vetëm 857 kilometra.

Postime të ngjashme

E vërteta e fotografisë së plakut hebre me plis në kokë në Beograd

admin

Hynë në shtëpi pa ‘trokitur’, shoferi i Tesla përplaset në garazhin e shtëpisë

admin

Fenomeni i rrezikshëm – hapet vrimë e re në tokë në Siberi

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...