Agjencia Zhurnal.mk

Autostrada Tetovë-Prizren, kërkesë e kamotshme e banorëve të këtyre anëve

Tetovë, 20 janar – Edhe pse nuk ka një kosto të saktë se sa mund të kushtojë, megjithatë ekspertët kanë dhënë tre variante për ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren. Rruga me gjasë duhet të jetë rreth 60 kilometra.

Ndërtimi i kësaj rruge është një kërkesë e kamotshme e banorëve që jetojnë në të anët e malit Sharr respektivisht Tetovës dhe Prizrenit.

Së fundi është bërë edhe studimi fizibiliti, ndërsa me këtë edhe jepen kahjet se si do të ndërtohej kjo rrugë mjaft e përfolur viteve të fundit.

Ndërtimi kësaj rruge, edhe pse pa afatizime, nënkupton zhvillim të turizmit, ekonomisë por edhe qasje më të afërt në Portin e Durrësit përmes “Rrugës së Kombit” për bizneset në Maqedoninë Perëndimore.

Ndryshe, projekti i kësaj rruge është përmendur edhe në takimin mes mandatarit për formimin e qeverisë së re në Kosovë Albin Kurti dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...