AUV do të promovojë fushatë për rëndësinë e etiketimit të ushqimit

Shkup, 30 korrik – Me promovimin e dy fushatave për ngritjen e ndërgjegjësimit publik, për rëndësinë e etiketimit të ushqimit, me fokus të pohimeve shëndetësore dhe për përmirësimin e mbikëqyrjes pasive ndaj sëmundjes së tërbimit, Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) e shënon përfundimin e projektit ” Zbatim i përmirësuar i legjislacionit në pjesën e shëndetit të kafshëve, sigurisë së ushqimit dhe zonës fitosanitare dhe sistemeve përkatëse të informacionit”.

 

Projekti në vlerë prej 1.6 milion euro, realizohet gjatë dy viteve të fundit në kuadër të IPA 2015, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Bartësi i projektit është AUV, por u zbatua në bashkëpunim me Administratën fitosanitare, laboratorin fitosanitar shtetëror dhe Inspektoratin shtetëror për bujqësinë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në promovim përveç drejtorit të AUV-së, Nikollçe Babovski, do të marrin pjesë Trajan Dimkovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe Shtefen Hudolin, shef i sektorit për operacione pranë Delegacionit të BE -së në Shkup.

Related posts

Editorial/ Sofja e Shkupi temë kryesore në Bruksel, takime plot, rezultate ende nuk ka

Z H

4 të shëruar dhe 16 raste të reja me Covid

Z H

Shekerinska dhe Galouej nënshkruan memorandum për mirëkuptim në sferën e mbrojtjes

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com