Agjencia Zhurnal.mk

AUV përkujton në “Pesë çelësat deri te ushqimi më i sigurt”

Shkup, 23 mars – Në kushte kur për shkak të masave të vendosura nga Qeveri për përballje me virusin Kovid-19, pjesa më e madhe e qytetarëve janë në shtëpi dhe përgatisin ushqim në kushte shtëpiake, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) përkujton në “Pesë çelësat deri te ushqimi më i sigurt”.

Nga AUV-ja përkujtojnë t’i kushtohet kujdes pastërtisë, gjegjësisht të lahen duart para marrjes së ushqimit dhe gjatë përgatitjes së saj, të lahen duart pas shkuarjes në tualet, të mirëmbahen të pastra të gjitha sipërfaqet dhe pajisja e cila përdoret për përgatitjen e ushqimit dhe të mbrohet hapësira në kuzhinë dhe ushqimi prej insekteve, dëmtuesve dhe kafshëve të tjera.

“Shumica e mikroorganizmave nuk shkaktojnë sëmundje, por mikroorganizmat e rrezikshëm mund të gjenden në vende të ndryshme – në truall, ujë, te kafshët dhe njerëzit. Ato barten përmes duarve, leckave dhe enëve të kuzhinës, veçanërisht përmes dërrasave për prerjes dhe me prekje më të vogël mund të barten te ushqimi dhe të shkaktojnë sëmundje që barten përmes ushqimit”, bën të ditur AUV-ja.

Prej atje bëjnë të ditur që të veçohet ajo që nuk është e përpunuar nga ajo që është gatuar.

“Ndani mishin e papërpunuar, mishin e shpendëve, peshqve dhe frutat e detit nga ushqimi tjetër. Enët dhe pajisjen siç janë thikat dhe dërrasat për prerje të ushqimit të papërpunuar, mos i përdorni për ushqimin e përpunuar termike. Ruajeni ushqimin në enë të ndara në mënyrë që të evitohet kontakti i ushqimit të papërpunuar me atë të përpunuar, porosisin nga Agjencia, duke shtuar se ushqimi i përpunuar, veçanërisht mishi, mishin i shpendëve, peshkut dhe frutat e detit, mund të përmbajnë mikroorganizma të rrezikshme që gjatë përgatitjes dhe ruajtjes mund të barten te ushqimi.

Nga AUV-ja bëjnë të ditur edhe atë se ushqimi duhet të përgatitet rrënjësisht, dhe se përgatitja e drejtë i shkatërron thuajse të gjithë mikroorganizmat.

“Ushqimin gatuheni në mënyrë rrënjësore, veçanërisht mishin, mishin e shpendëve, peshku dhe frutat e detit. Supat dhe gullashët duhet t’i lini të zihen që të jeni të sigurt se është arritur temperatura prej 70 gradëve celsiusë. Gjatë pjekjes së mishit dhe mishit të shpendëve, lëngu nuk guxon të jetë ngjyrë rozë, por duhet të jetë i pastër. Rekomandohet të përdoret termometër për matjen e temperaturës së mishit. Gjatë ngrohjes, ushqimin ngroheni tërësisht, shtojnë nga AUV-ja.

Prej atje rekomandojnë që ushqimi të ruhet në temperaturën e parashikuar.

“Mos e lini ushqimin e gatuar në temperaturë të dhomës më gjatë se dy orë. I gjithë ushqimi i gatuar dhe që mund të prishet lehtë në afat sa më të shkurtër të mundshëm, ftoheni (në temperaturë nën pesë gradë celsiusë). Para shërbimit ushqimin e gatuar ngroheni mirë (mbi 65 gradë celsiusë). Madje as në frigorifer nuk guxon ta ruani ushqimin një kohë më të gjatë”, shprehen nga Agjencia.

Ata informojnë se mikroorganizmat mund të shumohen shumë më shpejt nëse ushqimi ruhet në temperaturë të dhomës.

“Me ruajtjen e ushqimit në temperaturë më të ulët se pesë gradë celsiusë dhe përpunim në temperaturë më të lartë se 60 gradë celsiusë, shumimi i mikroorganizmave është ngadalësuar dukshëm ose është ndërprerë tërësisht. Megjithatë, disa mikroorganizma shumohen madje edhe në temperaturë nën pesë gradë Celsiusë”, bëhet e ditur në kumtesën.

Nga Agjencia shprehen që të përdoret ujë i rregullt dhe rezerva të freskëta për shkak se rezervat e papërpunuara, duke përfshirë edhe ujin dhe akullin, mund të jenë të kontaminuara me organizma të rrezikshëm dhe kimikate dhe se përbërës helmues mund të krijohen në ushqim të dëmtuar dhe të mykur. Shtojnë se me vëmendje më të madhe gjatë përzgjedhjes së rezervave të papërpunuara ushqimore, si dhe me masa të thjeshta – larje dhe qërim, mund të zvogëlohet konsiderueshëm rreziku potencial.

“Përdorni vetëm ujë të rregullt në aspektin shëndetësor. Përzgjidhni vetëm rezerva të freskëta dhe evitoni ato për të cilat keni dyshim se janë të parregullta në aspektin shëndetësor. Përzgjidhni ushqimin që paraprakisht është i përpunuar në aspektin termik, nëse kjo e zvogëlon rrezikun nga helmimi, ndërsa nuk ndikon dukshëm në karakteristikat ushqyese (qumësht i pasterizuar). Lani pemët dhe perimet para konsumimit në gjendje të freskët. Mos përdorni ushqim me afat të skaduar, qëndron në kumtesë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...