Agjencia Zhurnal.mk

AUV: Temperaturat e larta, rrezik nga helmimi me ushqim edhe për shëndetin e kafshëve

Shkup, 1 korrik, zhurnal.mk – Që të eliminohet mundësia për helmim me ushqim për shkak të temperaturave të larta është e domosdoshme të bëhet zgjedhje, furnizim dhe transport i duhur i produkteve, këshillon Agjencia për ushqim dhe veterinari dhe paralajmëron që mbi 30 gradë rritet rreziku nga helmimi me ushqim, ndërkaq mund të reflektohet edhe në shëndetin e kafshëve.

“Ushqimi të blihet nga operatorë të miratuar, të mbahet llogari për pamjen, afatin e përdorimit dhe ruajtjen e tij adekuate, ndërsa produktet që mund të prishen lehtë të blihen kryesisht nga objekte ku prodhimet ruhen në pajisje ftohëse. Të evitohet blerja dhe të mos përdoret ushqimi me ambalazh të dëmtuar, ndërsa prodhimet e ftohta apo të ngrira të blihen në fund të blerjes. Mishi, qumështi dhe vezët të blihen në fund, ndërsa këto prodhime të mos ruhen gjatë në mjete të ndryshme transporti ku temperaturat janë shumë të larta”, kumtoi sot AUV.

Këshillon që para përgatitjes së ushqimit të lahen mirë duart, ushqimi i ftohur të ruhet në temperaturë më të ulët se 5 gradë, ndërsa ushqimi i nxehtë në temperaturë më të lartë se 60 gradë Celsius. Frutat dhe perimet të lahen mirë, mishi, qumështi dhe vezët të përpunohen në mirë në mënyrë termike. Nëse pas përgatitjes ushqimi nuk konsumohet menjëherë, ai duhet të ruhet në frigorifer. Duart të lahen shpesh gjatë përgatitjes së ushqimit. Në frigorifer në raftet e sipërme të ruhet ushqimi i përgatitur, ndërsa në të poshtmet ushqimi i papërpunuar. UIshqimi të ruhet nga insektet dhe brejtësi, por edhe nga manarët dhe kafshët e tjera të cilët mund ta kontaminojnë.

Siç tregon AUV, temperaturat e larta paraqesin stres të madh për çdo kafshë, që mund të manifestohet me konsumim të zvogëluar të ushqimit, nevojë të shtuar për ujë, prodhim të zvogëluar të qumështit. Nëse kafshët mbahen në kushte joadekuate, kur temperaturat janë jashtëzakonisht të larta, në objekte ku ka përqindje të lartë të lagështisë dhe ventilim i pamjaftueshëm, tek kafshët mund të paraqitet dukuria goditjes nga të nxehtit.

AUV thotë se manarët të mos lihen në automobil të mbyllur që është drejtpërdrejtë i ekspozuar në diell, si dhe të evitohen shëtitje në periudhën më të nxehtë të ditës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!