Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ava Max ishte artistja më e transmetuar dhe e dëgjuar e vitit të kaluar në Poloni

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, i ka të shumta sukseset në sferën ndërkombëtare.

Ajo është e dëgjuar në mbarë botën dhe këngët e saj marrin milion dëgjime në platformat muzikore.

Në një përllogaritje të bërë vitin e kaluar, artistja me prejardhje nga Qeparoi i Shqipërisë, rezulton të jetë artistja më e dëgjuar dhe e transmetuar në Poloni.

Ka qenë një prej faqeve të fansave të këngëtares që ka publikuar këtë fakt në InstaStory, e që më pas është shpërndarë nga vet Ava Max.

“Ava Max ishte artistja më e transmetuar në radiot në Poloni në vitin 2020”, shkruhej në postim, ndërkohë që në vendin e dytë si artistja më e transmetuar në këtë shtet renditet shqiptarja tjetër e famshme, Dua Lipa.

Përndryshe, albumi i artistes shqiptare i titulluar “Heaven and Hell” vitin e kaluar është renditur si albumi i tretë më i dëgjuar i vitit.

Ajo në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në fillim të këtij viti, kishte folur për sukseset e shumta që i ka sjellë ky album këtë vit.

“Heaven & Hell” është një album rreth dualitetit. Bëhet fjalë për tensionin mes së mirës dhe të keqes, së drejtës dhe së gabuarës, mes po-së dhe jo-së. Unë mendoj se të gjithë e ndiejmë atë tension çdo ditë në mënyrën se si veprojmë, atë që themi dhe veprimet që zgjedhim – është një nga ballafaqimet më të mëdha të jetës. Më pëlqen ta ekspozoj atë përmes muzikës time – dhe ju mund ta shihni atë në shumë tituj si: “Sweet but Psycho” apo “Kings and Queens”. Unë dua që muzika ime të jetë himnike dhe fuqizuese dhe kjo është ajo çfarë ka ky album. Unë dua që njerëzit të vallëzojnë. Unë dua që njerëzit të ndjehen të fortë sikur të mund të marrin ëndrrat e tyre në dorë. Kjo është ajo që unë vendos në muzikën time”, ka thënë ajo.

Postime të ngjashme

Java e ardhshme vendimtare për të ardhmen e Jerome Boateng

D V

Kelly Brook më e lumtur se kurdoherë: Me kohë e kupton se pamja nuk është aq e rëndësishme

D V

Netflix publikon fotografinë e parë të Imelda Staunton si Mbretëresha Elizabeth II

D V

Boris dhe Carrie Johnson presin fëmijën e dytë së bashku dhe të shtatin për kryeministrin

D V

Mila Kunis është penduar që nuk e lejoi bashkëshortin Ashton Kutcher të udhëtonte në hapësirë

D V

“Kam nevojë të qetsoj mendjen e shpirtin…”, Kejvina Kthella paralajmëron largimin nga Instagrami

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...