Ava Max paralajmëron projektin të ri: Brenda pak javësh do të ndajë me ju diçka shumë speciale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, po vazhdon të shënojë suksese në industrinë e muzikës ndërkombëtare.

Pas angazhimeve me koncerte, 27-vjeçarja tashmë ka nis punën për projekte të reja, e një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve së ka sjell në llogarinë e saj në Instagram.

Në fotografitë në të cilat dukej e veshur me shumë stil, në kostum ngjyrë rozë, dhe çizme të gjata me ngjyrë të zeza dhe taka të larta, Ava mahniti dhe një herë me paraqitjen.

“Brenda pak javësh do të ndaj diçka shumë speciale me ju, a jeni gati?”, ka shkruar këngëtarja e njohur duke njoftuar fansat se mund të presin diçka të re nga ajo.

Armanda Koci ( emri i vërtetë) ditë më parë mbajti koncertin e fundit të turneut në Los Angeles bashkë me grupin Maroon 5 dhe Blackbear.

Së fundmi, Ava Max ka publikuar bashkëpunimin me Jonas Blue, R3HAB dhe Kylie Cantrall, ndërsa ajo po vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Heaven & Hell” që u publikua në vitin 2020.

Related posts

Viola Davis, Lupita Nyong’o dhe më shumë kujtojnë Chadwick Boseman një vit pas vdekjes së tij

Lea Muslija

Dafina Zeqiri me plot elegancë në MPJ-në e Suedisë, nuk arrin të fitojë çmimin “Eksporti Muzikor i Vitit”

D V

Coldplay kanë realizuar një bashkëpunim muzikor me Selena Gomez, për të rritur suksesin e tyre në mesin e fansave të rinj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More